Ndërlidhjet

logo-print

GNK: SHBA-të të bisedojnë direkt me Iranin


Grupi Ndërkombëtar i Krizave, me seli në Bruksel, ka kërkuar që Uashiongtoni të mbajë takime private me Teheranin, lidhur me programin atomik iranian.

Ky grup konsideropn se kanali direkt dhe i besueshëm do të mundësoj fleksibilitet më të madh, se sa takimet aktuale publike ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

Raporti i fundit i GNK-së, poashtu, thekson se për ta nxitur perspektivën për sukses, fuqitë botërore nuk duhet të imponojnë saknsione të reja kundër Iranit dhe të mos presin që presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, të ofroj koncesione madhore.

Gjashtë fuqitë botërore: Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë mbajtur disa runde të bisedimeve me Iranin, por pa ndonjë shenjë të kthesës madhore.
XS
SM
MD
LG