Ndërlidhjet

Rusi: Fletarrest ndërkombëtar për biznesmenin kundërthënës


Sergei Polonsky

Sergei Polonsky

Autoritetet e Rusisë e kanë paraqitur një fletarrest ndërkombëtar për biznesmenin kundërthënës rus, Sergei Polonsky.

Gjyqtari moskovit, Aleksei Krivoruchko, këtë fletarrrest lidhur me akuza për vjedhje kundër Polonskyt, e ka paraqitur sot.

Avokatja e të akuzuarit Polonsky, Diana Tatosova, tha se klienti i saj është në Izrael lidhur me kërkesën e tij për shtetësi në këtë vend.

Nëse kthehet në Rusi, Polonsky ballafaqohet me arrestim, për shkak se është i akuzuar për involvim në skema të përvetësimit.

Polonsky është i mirënjohur për deklarata publike ekscentrike gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2011 ai ishte në qendër të vemendjes, pasi ishte grushtuar nga manjati medial, Aleksandar Lebedev, gjatë një programi televiziv.

Vitin e kaluar, Polonsky dhe dy ndihmës të tij, ishin arrestuar në Kamboxhë dhe ishin akuzuar për rrahjen e marinarëve.

Polonsky i kishte kaluar tre muaj në burg në këtë vend, e pastaj ishte larguar dhe kishte arritur në Izrael.
XS
SM
MD
LG