Ndërlidhjet

logo-print

Vulin: Serbia i kërkon regjistrat e serbëve të akuzuar në Kosovë


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se Serbia kërkon që t’i jepen regjistrat, në mënyrë që të dihet se cilët serbë janë të akuzuar dhe për çka, që të ndalen manipulimet dhe të krijohen parakushte për arritjen e qetësisë në Kosovë.

“Kërkojmë që të hapen regjistrat, që ato tu jepen prokurorive serbe, meqë Serbia ka dëshmuar se asnjë krim lufte ose çfarëdo krimi tjetër i kryer nga ana e serbëve, nuk ka mbetur i pazbardhur dhe secili rast hetohet”, tha Vulin sot në Gorazhdevc të Kosovës.

Ai ka sqaruar që Serbia tash e një kohë të gjatë, nga bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i jepen regjistrat dhe ka vlerësuar se ata paraqesin burim të manipulimeve të shumta.
XS
SM
MD
LG