Ndërlidhjet

Egjipt: Forcat e sigurisë depërtuan në kampet e protestuesve


Pamje nga përleshjet e djeshme në Kajro ndërmjet mbështetësve të Morsit dhe kundërshtarëve të tij, derisa policia hedhë gaz lotsjellës

Pamje nga përleshjet e djeshme në Kajro ndërmjet mbështetësve të Morsit dhe kundërshtarëve të tij, derisa policia hedhë gaz lotsjellës

Forcat e sigurisë në Egjipt kanë ndërmarrë aksion për shkatërrimin e dy kampeve protestuese në kryeqytetin Kajro, që janë ngritur nga mbështetësit e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.

Raportohet se policia ka përdorë gaz lotsjellës, ndërsa makinat e blinduara kanë depërtuar në kampe sot në mëngjes.

Dëshmitarët thonë se së paku 15 vetë janë vrarë, si pasojë e operacionit nga ushtarët me armatim të rëndë.

Protestuesit ishin vendosur në kampe për gjashtë javë, prej se Muhammad Morsi, anëtar udhëheqës i lëvizjes Vëllazëria Myslimane, ështlë përmbysur nga ushtria, më 3 Korrik.

Mbështetësit e Morsit kërkojnë që ai të kththet në presidencë.

Prej përmbysjes së presidentit Morsi, i cili ishte zgjedhur në mënyrë demokratike, nga përleshjet që pasuan, në Egjipt janë vrarë së paku 250 vetë.
XS
SM
MD
LG