Ndërlidhjet

SHBA: Të dyshuarit për rastin Boston thonë se nuk janë fajtorë


Pamje nga Bostoni në Shtetet e Bashkuara
Pamje nga Bostoni në Shtetet e Bashkuara
Dy studentë nga Kazakistani kanë thënë se nuk ndjehen fajtorë lidhur me akuzat për konsipirim për t’i penguar hetimet për sulmet me bomba në Maratonën e Bostonit.

Të akuzuarit, Dias Kadyrbaev dhe Azamat Tazhayakov, të dy 19 vjeçarë, u paraqitën mbrëmë vonë para një gjykate në Boston, të veshur me rroba të të burgosurve.

Nëse shpallen fajtorë për akuza se kanë bërë konspirim për t’i penguar hetimet, ata mund të ballafaqohen me më tepër se 20 vjet burg.

Autoritetet i akuzojnë këta dy persona për largim, shkatërrim dhe fshehje të disa gjërave, që i takonin të akuzuarit për sulmet me bomba, Dzhokhar Tsarnaev, me të cilin ishin shokë nga Universiteti Masaçusets.

Tsarnaev është i akuzuar për sulmet me bomba më 15 Prill në Maratonën e Bostonit, me ç’rast u vranë tre vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Autoritetet amerikane thonë se ai kishte punuar me vëllaun e tij më të vjetër, Tamerlan Tsarnaev, që ishte vrarë gjatë të shtënave me policinë.
XS
SM
MD
LG