Ndërlidhjet

SHBA: Njësia e Forcës Ajrore dështoi në test


ILustrim
ILustrim
Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar se një njësi atomike raketore është në gjendje të “pakënaqshme”.

Në deklaratën e publikuar dje, thuhet se Krahu Raketor nr 341, me bazë në shtetin Montana, ka bërë “gabime të nivelit taktit gjatë njërit prej disa ushtrimeve”.

Nuk janë dhënë detaje të tjera për mangësitë.

Inspeksioni ka vlerësuar operacionet, mirëmbajtjen, dhe masat e sigurisë së njësisë.

Gjenerali Jim Kowalsi, Komandant i sulmeve globale të Forcës Ajrore, në deklaratë tha se dështimi nga njësia në bazën ajrore ushtarake Malmstrom, nuk paraqet asnjë rrezik të sigurisë për arsenalin atomik të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët thonë se do të ndërmerren masat për përmirësimin e funksionimit të njësisë.

Njësia i kontrollon 150 raketa balistike interkontinentale, të tipit Minuteman-3, që janë mbajtur të gatshme për lansim potencial.
XS
SM
MD
LG