Ndërlidhjet

Indi: Nëndetësja e prodhimit rus – u fundos


Ilustrim
Ilustrim

Pas fundosjes së nëndetëses së prodhimit rus, të shfrytëzuar nga Marina e Indisë, në portin Mumbai, pas një eksplodimi dhe zjarrit në brendësi të nëndetëses, ka frikë për viktima.

Zyrtarët e Marinës së Indisë thanë se kanë filluar operacionet për shpëtimin e afro 18 anëtarëve të ekuipazhit.

Raportohet se disa persona të plagosur tashmë janë dërguar në spital.

Shkaqet e shpërthimit që ndodhi sot në mëngjes nuk dihen, ndërsa zyrtarët kanë urdhëruar hetime.

Raportohet se nëndetësja e vjetër 16 vjet, aktualisht ishte kthyer nga Rusia, ku i ishte nënshtruar kontrollit të përgjithshëm dhe mirëmbajtjes.
XS
SM
MD
LG