Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: U arrestuan dhjetëra persona të dyshuar për drogë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka arrestuar së paku 50 punëtorë sezonal, që besohet se kanë kultivuar kanabis në fshatin jugor Llazarat, afër kufirit me Greqinë.

Autoritetet thonë se Llazarati është prodhuesi më i madh i drogës në Shqipëri, me një prodhimtari vjetore prej afro 900 tonelata, në vlerë prej 5.9 milionë dollarë amerikanë, raporton AFP nga Tirana.

Shqipëria konsiderohet zona kryesore tranzitore për drogë dhe furnizuese udhëheqëse me kanabis në Evropë.

Në muajin Korrik, policia kishte konfiskuar 1.2 tonelata të drogës të parapara për në Itali.

Vitin e kaluar, policia ka konfiskuar më se 10 tonelata kanabis të parapara të dërgoheshin për në tregjet evropiane, kryesisht në Greqi dhe Itali.
XS
SM
MD
LG