Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: U konfirmua rrëmbimi i deputetes


Pamje e pjesës perëndimore të Kabulit

Pamje e pjesës perëndimore të Kabulit

Zyrtarët e Afganistanit kanë konfirmuar se një deputete e Parlamentit të këtij vendi është rrëmbyer.

Policia tha sot se deputetja Fariba Ahmadi Kakar është rrëmbyer gjatë fundjavës së kaluar, derisa udhëtonte për në provincën qendrore Ghazni, me tre fëmijët e saj.

Guvernatori i kësaj province, Muhammad Ali Ahmadi, tha se forcat e sigurisë kanë arritur t’i lirojnë fëmijët gjatë një operacioni ditën e Hënë, por deputetja Kakar mbahet në një lokacion tjetër dhe autoritetet ende po zhvillojnë kërkime për ta gjetur atë.

Policia lokale ka thënë se rrëmbyesit kanë kërkuar lirimin e katër talibanëve të burgosur.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, tha se nuk ka informacion për këtë rrëmbim.

Fillimisht ka pasur konfuzion lidhur me zhdukjen e deputetes Kakar.

Bashkëshorti i saj tha se ajo nuk ishte rrëmbyer por se ishte në Turqi, ndërsa të afërmit e saj thanë se ajo ishte në spital.

Ky rrëmbim ndodhi, pasi javën e kaluar një senatore afgane u plagos.
XS
SM
MD
LG