Zyra e prokurorit në Shën Petersburg të Rusisë ka urdhëruar hetime për paraqitjen e librit të ish-ministrit të propagandës së Gjermanisë Naziste, Joseph Goebbels, në libraritë e qytetit.
Një zëdhënës i prokurorisë tha sot se hetimet janë urdhëruar pasi mediat ruse raportuan për mundësinë për ta gjetur librin me titullin “Michael”, autor i së cilit ishte Goebbels, në vitin 1923, pak kohë para se ai iu bashkua Partisë Naziste.
Të Hënën, kryesuesi i Kongresit të Hebrenjëve në Rusi, Zinovy Kogan, tha se “është e papranueshme” që libri është publikuar në këtë vend, që ka “paguar çmim të lartë për çrrënjosjen e fashizmit në Evropë”.
Joseph Goebbels ka bërë vetëvrasje në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945.