Ndërlidhjet

logo-print

Reagimet e para ndërkombëtare për situatën në Egjipt


Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Kanë filluar të vijnë reagimet e para për situatën e sotme në Egjipt e cila ka eskaluar në dhunë dhe në viktima të raportuara nga të dyja palët, forcat e rendit dhe protestuesit pro presidentit të hequr nga pushteti prej ushtrisë, Muhammad Morsi.

Ministri i jashtëm gjerman, Guiod Westerwelle ka bërë thirrje për ndërprerje të dhunës.

“Ne apelojmë te të gjitha forcat politike që t’i rikthehen dialogut dhe negociatave dhe të evitojnë eskalimin e dhunës. Çdo derdhje e mëtutjeshme e gjakut në Egjipt duhet të evitohet. Ne ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i rikthehen procesit policit që i përfshinë të gjitha partitë politike”, ka thënë Westerwelle.

“Ne presim që qeveria kalimtare dhe autoritetet e Egjiptit të lejojnë protestat paqësore dhe ne gjithashtu presim fuqitë e tjera politike që të distancojnë vetën qartë prej dhunës, të mos kërkojnë më shumë dhunë dhe të mos veprojnë dhunshëm”, ka thënë ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Ndërkaq presidenti turk, Abdullah Gul ka thënë të mëkuren se intervenimi ushtarak nga forcat egjiptiane kundër protestuesve është “tëresisht i papranueshëm”.

“Intervenimet ushtarake kundër civilëve, njerëzve që demonstrojnë….Kjo është tërësisht e papranueshme”, ju ka thënë gazetarëve presidenti turk në Ankara.

Turqia është një nga kritikët e paktë ndërkombëtar të veprimeve të ushtrisë egjiptiane e cila e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muahmmad Morsi.

Veprimin e ushtrisë egjiptiane, Turqia e quan “grusht-shteti i pa pranueshëm”.
XS
SM
MD
LG