Ndërlidhjet

Thyerje e çuditshme e apartamentit të aktores, Janssen


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Departamenti i policisë së Nju Jorkut është duke e hetuar atë që dyshohet se është vjedhje në apartmentin nën çati të aktores së njohur hollivudiane, Famke Janssen.

Policia e Nju Jorkut ka njoftuar se aktorja e filmit “X-Men”, ju ka thënë oficerëve policor se kur është kthyer në shtëpi të shtunën, ajo e ka gjetur një libër për fëmijë që nuk i takon asaj në afërsi të shtratit të saj.

Policia thotë se libri, “The Lonely Doll” (Kukulla e Vetmuar), ka qenë e vendosur në një raft pranë shtratit të saj.

Libri bën fjalë për një kukullë që dëshiron të luaj me dikë dhe bëhet shoqe me dy ari që janë lodra fëmijësh.

Policia gjithashtu ka njoftuar se nuk ka pasur shenja të hyrjes me dhunë në apartment dhe se vendbanimi nuk ka qenë i çrregulluar.

Ende nuk është e qartë nëse diçka është marrë prej apartmentit.

Aktorja, Famke Janssen ju ka thënë autoriteteve se ajo është e vetmja që i ka çelësat e këtij apartmenti.
XS
SM
MD
LG