Ndërlidhjet

Suarez: Do të qëndrojë në Liverpool


Adhuruesit e ekipit anglez, Liverpool (Ilustrim)
Adhuruesit e ekipit anglez, Liverpool (Ilustrim)
Futbollisti Luis Suarez ka sygjeruar se do të qëndrojë në ekipin anglez, Liverpool, ekip ky që ka refuzuar ta lë atë të shkojë në ekipin rival të Arsenalit.

Duke folur për gazetën e Uruguait, El Observador, Suarez ka lënë të kuptohet se ai do të mbetët ne ekipin veri-perëndimor të Anglisë, transmeton agjencia amerikane e lajmeve, AP.

Suarez ka folur nga Tokio ku kombëtarja e Uruguait po përgatitet për një miqësore me kombëtaren e Japonisë.

Suarez i ka thënë gazetës: “Tani për tani, për shkak të dashurisë së të gjithë njerëzve, unë do të qëndrojë (në Liverpool)”.

Suarez ka qenë pjesë e spekulimeve më të shpeshta për transfere gjatë verës në Angli.

Ai ka shënuar 30 herë sezonin e fundit për Liverpool-in, mirëpo pat lënë të kuptohet se ai dëshiron që të kalojë në një ekip i cili garon në Ligën e Kampionëve.
XS
SM
MD
LG