Ndërlidhjet

Ashton: Po e percjellë me shqetësim situatën në Egjipt


Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton

Catherine Ashton, shefja e politikës së jashtme të BE-së, përmes një komunikate të publikuar sot ka thënë se “jam duke i përcjellur me shqetësim të madh situatën në Egjipt”.

“Konfrontimi dhe dhuna nuk është mënyrë se si të ecët para në zgjidhjen e çështjeve kryesore politike. Më vjen keq për humbjen e jetëve, lëndimin e njerëzve dhe shkatërrimin në Kajro dhe vende të tjera të Egjiptit. Ju bërë thirrje forcave të sigurisë që të vetpërmbajtjen më të madhe dhe të gjithë qytetarëve të Egjiptit që të evitojnë provokimet e mëtutjeshme dhe eskalimin”, thuhet në deklaratën e Baroneshës Ashton.

Ndërkaq një nga zëdhënësat e Bashkimit Evropian, Peter Stano, gjatë një konference me gazetarë, ka deklaruar:

“Më lejoni që të përsërisë se pozicioni i Bashkimit Evropian është që dhuna nuk çon deri te asnjë zgjidhje dhe kjo është arsyeja pse ne kërkojmë fuqimisht nga të gjitha palët që të vetpërmbahen deri në maksimum”, ka thënë zëdhënësi Stano
XS
SM
MD
LG