Ndërlidhjet

Ndërron jetë gazetari amerikan, Jack Germond


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Jack Germond, gazetari që e ka përcjellur politikën amerikane më shumë i njohur për përcjelljen e fushatave zgjedhore presidenciale të SHBA-ve, ka vdekur të mërkurën në moshën 85 vjeçare.

Ai ka vdekur “paqësisht dhe shpejtë” herët në mëngjes në shtëpinë e tij në Virxhinian Perëndimore pasi së fundi e ka përfunduar një novelë, ka njoftuar bashkëshortja e tij, Alice në një e-mail që ju ka dërguar miqve dhe gazetarëve.

Si reporter dhe kolumnist për gazetën Gannet, The Washington Star dhe Baltimore Sun dhe komentator i emisioneve televizive si "The McLaughlin Group," Germond është konsideruar si një nga gazetarët kryesor të politikës në SHBA.

Ai ka qenë pjesë e grupit të reporterëve që patën vendosur të shikojnë në prapa-skenën e politikës amerikane para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1960.
XS
SM
MD
LG