Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Egjipt derisa numri i viktimave rritet


Njësitë speciale të Egjiptit dhe personeli i ushtrisë marrin pozicion në Kajro gjatë përleshjeve me përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane, 14 gusht 2013
Njësitë speciale të Egjiptit dhe personeli i ushtrisë marrin pozicion në Kajro gjatë përleshjeve me përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane, 14 gusht 2013
Presidenca egjiptiane ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, derisa numri i viktimave vazhdon të rritet.

Një deklaratë e presidencës së këtij vendi e lexuar në televizionin shtetëror të mërkurën thotë se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për një muaj.

Presidenca gjithashtu ka urdhëruar ushtrinë që t’i ofrojë përkrahje forcave të rendit në ruajtjen e sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit në anën tjetër sapo ka njoftuar se numri i viktimave gjatë përleshjeve të sotme ka arritur në 95 të vrarë.

Përleshjet kanë filluar në mëngjes kur forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë dy kampe protestuesish që kërkojnë rikthimin në pozitën e presidentit të Muhammad Morsit, të cilën ushtria e hoqi nga pushteti më 3 korrik.

Numri i viktimave prej 95 të vrarëve është për trazirat që po zhvillohen edhe në këto momente në tërë Egjiptin, jo vetëm në Kajro.

“Numri i të vdekurve llogarit të dyja palët, edhe policët edhe civilët. Ne po presim të marrim detaje të tjera”, ka thënë Hamdi Abdel Karim, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë duke shtuar se numri i të lënduarve ka arritur në 874.
XS
SM
MD
LG