Ndërlidhjet

Rusia lufton homoseksualët pasi kështu shprehet kundër perëndimit


Aktivisti i të drejtave të homoseksualve në Rusi, Nikolai Alexeyev
Aktivisti i të drejtave të homoseksualve në Rusi, Nikolai Alexeyev
Aktivisti për të drejtat e homoseksualve dhe themeluesi i paradës së homoseksualve në Rusi, Nikolai Alekseyev, ju është drejtuar gazetarëve sot në Moskë pak para se të paraqitet para Komitetit Hetues për t’u marrë në pyetje.

"Ju e keni parë që kjo thirrje për tu marrë në pyetje para këtij komiteti nuk është koincidencë, se kjo u bë për shkak të deklarimeve tona se ne do të organizojmë një paradë homoseksuale në Soçi, ditën kur do të fillojnë lojërat dimërore olimpike. E gjitha kjo nuk është rastësi. Kjo pra është vetëm një metodë më shumë për të ushtruar presion ndaj komunitetit LGBT”, ka thënë Alekseyev.

Ai më tej ka shtuar se Rusia dëshiron që të paraqitet sa më shumë kundër perëndimit dhe kjo është një nga ato temat ku ata mund të paraqiten kundër perëndimit.
XS
SM
MD
LG