Ndërlidhjet

Presidentit të Azerbajxhanit i kërkohet të mbrojë gazetaren


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev (në të djathtë) gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev (në të djathtë) gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin
11 organizata të mëdha për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev që të ndalojë shantazhimin kundër gazetarës hulumtuese të Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova.

Në letrën që është dërguar të hënën, këto organizata duke e përfshirë edhe Human Rights Watch, Amnesty International dhe të tjera organizata, kanë shkruar se një fushatë çnderuese kundër Ismayilovës ka filluar vitin e kaluar derisa hetuesit po hezitojnë që të verifikojnë situatën.

Në muajin mars, vitin e kaluar një video eksplicite që e shfaqte Ismayilovën me të dashurin e saj është publikuar në internet.

Muajin e kaluar një video e re që përmban momente intime të Ismayilovës dhe fotografi të marra ilegalisht kanë rrjedhur në internet pasi ajo ka raportuar për përfshirjen e mundshme të presidentit në aktivitete financiare të parregullta.

Mbrojtësit e të drejtave ja kanë kujtuar Alieyvit se vendi i tij “ka obligime të qarta ndërkombëtare që duhet t;i respektojë dhe mbrojë edhe të drejtën për privatësi dhe lirinë e shprehjes”.
XS
SM
MD
LG