Ndërlidhjet

Numri i viktimave në Egjipt arrinë në 149


Një demonstrues qëndron i ulur në një nga zonat e Kajros ku janë përleshur forcat e rendit dhe protestuesit islamik, 14 gusht 2013

Një demonstrues qëndron i ulur në një nga zonat e Kajros ku janë përleshur forcat e rendit dhe protestuesit islamik, 14 gusht 2013

Katër pjesëtarë të policisë egjiptiane janë vrarë me armë zjarri nga përkrahësit e presidentit të hequr nga pushteti, Muhammad Morsi, në një zonë periferike të Kajros, njofton televizioni shtetëror egjiptian.

Në incidente të ndara në të gjithë vendin, disa stacione policore dhe ndërtesa qeveritare janë sulmuar pasi forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit islamik që kërkojnë rikthimin e Morsit në pozitën e presidentit.

Ndërkaq, ministria e shëndetësisë së Egjiptit ka thënë se numri i të vrarë gjatë përleshjeve të sotme në të gjithë vendin ka arritur në 149.
XS
SM
MD
LG