Ndërlidhjet

ElBaradei jep dorëheqje


Zëvendës presidenti egjiptian, Mohamed El Baradei raportohet se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë

Zëvendës presidenti egjiptian, Mohamed El Baradei raportohet se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë

Zëvendës presidenti egjiptian, laureati i çmimit Nobel, Mohamed ElBaradei, ka dhënë dorëheqje përmes një letre që ja ka dërguar presidentit të përkohshëm të Egjiptit.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP e cila raporton se e ka parë letrën, shkruan se dorëheqja është bërë pasi shumë njerëz u vranë gjatë përpjekjeve të forcave të rendit që të shpërndajnë protestat e përkrahësve të liderit islamik, Muhammad Morsi që u hoq nga pushteti prej ushtrisë më 3 korrik.

“Është bërë shumë e vështirë që të vazhdohet mbajtja e përgjegjësisë për vendime me të cilat unë nuk pajtohem dhe për pasojat e së cilës kam frikë”, ka shkruar në letrën e dorëheqjës, ElBaradei.

Ai ka thënë se ndërgjegja e tij është trazuar për shkak të humbjes së jetërave të njerëzve “sidomos pasi unë kam besuar se këto humbje ka qenë e mundur të evitohen”.

“Fatkeqësisht ata që përfitojnë nga ajo që ndodhi sot janë ata që bëjnë thirrje për dhunë dhe terrori, grupet ekstremiste”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG