Ndërlidhjet

Schlumberger premton angazhim të OSBE-së më 3 nëntor


Ministri i jashtëm i Kosovës është takuar sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovo, Jean Claude Schlumberger
Ministri i jashtëm i Kosovës është takuar sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovo, Jean Claude Schlumberger
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë është shprehur se misioni i tij është i gatshëm të ndihmojë në organizimin sa më të sukseshëm të zgjedhjeve lokale të Kosovës që do të mbahen më 3 nëntor.

Jean Claude Schlumberger, këtë ja ka thënë ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një takimi për të cilin MPJ e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate.

Schlumberger thuhet se ka premtuar angazhim të OSBE-së për mbarvajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ndërkaq kryediplomati kosovar, Hoxhaj e ka vlerësuar përfshirjen e OSBE-së në këtë proces si shumë të rëndësishëm dhe “një hap vendimtar në avancimin e gjithmbarshëm të progresit në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG