Ndërlidhjet

SHBA-të e kundërshtojnë gjendjen e jashtëzakonshme në Egjipt


Flamuri amerikan, (Ilustrim)

Flamuri amerikan, (Ilustrim)

Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eskalimin e dhunës në Egjipt.

Asistenti special i presidentit amerikan, Josh Earnest në një deklarim para mediave ka thënë se SHBA-të e dënojnë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Egjipt.

“SHBA-të e dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Egjipt. Ne ju shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që kanë humbur pjesëtarët e tyre dhe ata që janë lënduar. Ne rregullisht ju kemi bërë thirrje ushtrisë egjiptiane dhe forcave të sigurisë që të përmbahen, ndërsa qeveria të respektojë të drejtat universale të qytetarëve, njejtë siç ju kemi kërkuar protestuesve që të demonstrojnë paqësisht. Dhuna vetëm sa do e bëjë më të vështirë për Egjiptin që të ec para drejt një stabiliteti afatgjatë dhe demokracisë. Kjo situatë shkon në kundërshtim me premtimet e qeverisë së përkohshme për ripajtim”, është shprehur Earnest.

Josh Earnest gjithashtu ka thënë se SHBA-të e kundërshtojnë rikthimin e gjendjës së jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG