Ndërlidhjet

Afro 280 të vrarë në Egjipt


Kajro, 14 gusht 2013.
Kajro, 14 gusht 2013.
Afro 280 njerëz janë raportuar të vrarë dhe rreth 2,000 të tjerë të plagosur në dhunën që ka shpërthyer anembanë Egjiptit, pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve në Kajro, të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhammad Morsi.

Autoritetet thonë se të vrarët përfshijnë 235 civilë dhe 43 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Vëllazëria Myslimane, udhëheqës i së cilës është Morsi, ka thënë se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Autoritetet ushtarake kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të gjakderdhjes.

Muhammed ElBaradei ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëspresidentit të qeverisë së përkohshme.

Dhuna është dënuar fuqishëm nga fuqitë rajonale, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG