Ndërlidhjet

logo-print

Ekipi i OKB-së viziton “shpejt” Sirinë


Siri

Siri

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se ekspertët e tyre do të vizitojnë Sirinë “së shpejti”, për të hetuar pretendimet për përdorimin e armëve kimike në vend.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se Qeveria e Sirisë “ka pranuar formalisht modalitetet thelbësore për bashkëpunim”.

Në deklaratën e tij thuhet se Qeveria siriane ka rënë dakord që t’iu lejojë hetuesve të qëndrojnë në vend për së paku dy javë dhe të vizitojnë lokacionet ku dyshohet se janë përdorur armë kimike.

Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar forcat qeveritare për përdorimin e tyre.

Akuzat janë hedhur poshtë nga qeveria, duke thënë se armët e tilla janë përdorur nga forcat rebele.

Konflikti civil në Siri ka shpërthyer në mars të vitit 2011. Mbi 100,000 njerëz thuhet të kenë humbur jetën në luftime.
XS
SM
MD
LG