Ndërlidhjet

Maliki: Do të vazhdojmë të godasim militantët


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është zotuar se forcat e sigurisë do të vazhdojnë të godasin militantët, në përpjekje për të ndaluar sulmet vdekjeprurëse që kanë torturuar vendin.

Zyra e Malikit ka njoftuar se mbi 800 militantë të dyshuar janë arrestuar dhe dhjetëra të tjerë janë vrarë në operacione të ndryshme.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje se ku apo kur kanë ndodhur operacionet.

Deklarata vjen pas vrasjes së 14 personave të mërkurën, nga shpërthimi i bombave në qytetin Bakuba.

Iraku, sivjet, ka përjetuar gjakderdhjen më të keqe në disa vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG