Ndërlidhjet

“Mjekët pa Kufij” tërhiqen nga Somalia


Somali
Somali
“Mjekët pa Kufij” kanë njoftuar se u japin fund operacioneve në Somali, për shkak të sulmeve ndaj stafit.

Grupi ndërkombëtar i ndihmës mjekësore ka thënë se tërhiqet për shkak të niveleve të mëdha të rrezikut.

Ai ka nisur punën në Somali 22 vjet më parë. Tërheqja e tij do të privojë qindra-mijëra njerëz nga kujdesi shëndetësor.

Ajo ppo ashtu shihet si goditje ndaj përpjekjeve të Qeverisë somaleze për të bindur donatorët e huaj se situata e sigurisë është duke u përmirësuar, përkundër rebelimeve të vazhdueshme islamike.

Dy vjet më parë, trupat somaleze, të mbështetura nga paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan, kanë dëbuar militantët e Al-Shabaabit nga kryeqyteti Mogadishu, por grupi i lidhur me Al Kaidën vazhdon të kontrollojë pjesë të Somalisë jugore dhe qendrore.
XS
SM
MD
LG