Ndërlidhjet

Shpërthime me bomba në Bagdad


Bagdad - foto arkivi

Bagdad - foto arkivi

Disa shpërthime me bomba janë raportuar në Bagdad.

Së paku tre makina bombë dhe një bombë në anë të rrugës kanë shpërthyer të enjten në tri zona të ndryshme të kryeqytetit irakian.

Zyrtarët thonë se së paku nëntë njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur.

Dy nga shpërthimet kanë pasur në shënjestër lagjet shiite, ndërsa tjetri një zonë të përzier.

Mbi 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet e këtij viti në Irak.
XS
SM
MD
LG