Ndërlidhjet

Lepuj që ndriçojnë në errësirë!

Shkencëtarët në Hawaii dhe Stamboll kanë krijuar lepuj normalë, por e veçanta e tyre është se ndriçojnë në errësirë.

Hulumtuesit turq kanë përdorur një teknikë aktive transgjenike të zhvilluar nga hulumtues mjekësorë në Universitetin e Hawait, raporton agjencia Reuters.

Në dritë normale, lepujt janë të bardhë si çdo lepur tjetër, por kur errësohet mjedisi ku ata qëndrojnë, të dy lepujt marrin edhe një ngjyrë të ndezur të gjelbër.

Gjatë fazës së tyre embrionale që të tetë lepujve u ishte injektuar një proteinë fluoreshente nga ADN-ja e kandilave të detit. Embrionet pastaj janë vendosur sërish te nëna lepur, raporton Reuters, dhe dy nga lepujt e sapolindur dolën se kishin “gjene që ndriçojnë.”

Ky çift lepujsh nuk është çifti i parë i prodhuar në laborator dhe që bën dritë, por i pari që është zhvilluar me këtë teknikë.

Hulumtimi ka për synim futjen e një gjeni të ri fitimprurës te lepujt femra, dhe pastaj mbledhjen e proteina të bëra në qumështin e prodhuar nga femrat lepuj.

Kjo mund të çojë në në prodhimin e ilaçeve për njerëzit, thonë shkencëtarët.(z.p.)

(Video: Reuters)
XS
SM
MD
LG