Ndërlidhjet

Vizita e ministrave japonezë në Yasukuni zemëron Kinën


Tokio, 15 gusht 2013.

Tokio, 15 gusht 2013.

Dy ministra të kabinetit japonez dhe dhjetëra ligjvënës kanë vizituar tempullin e shenjtë Yasukuni, në përvjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Kryeministri Shinzo Abe ka dërguar një dhuratë rituale, por pritej të qëndronte larg për të shmangur tensionet me fqinjët.

Vendi i shenjtë përkujton të vrarët e Japonisë, por po ashtu nderon disa kriminelë të dënuar të luftës.

Vizitat e mëparshme të politikanëve kanë zemëruar Kinën dhe Korenë e Jugut.

Ato e shohin tempullin si simbol të agresionit të Japonisë gjatë kohës së luftës.

Pak orë pas vizitës së sotme, Ministria e Jashtme kineze ka thënë se ky veprim “lëndon seriozisht ndjenjat e njerëzve në Kinë”.
XS
SM
MD
LG