Ndërlidhjet

Bartoli tërhiqet nga tenisi profesional


Marion Bartoli
Marion Bartoli
Marion Bartoli ka njoftuar për tërheqjen e saj nga tenisi profesional - vetëm disa javë pas fitores në Wimbledon.

Francezja 28-vjeçare ka thënë se trupi i saj nuk mund të durojë më dhimbjen nga lëndimet.

“Trupi im thjesht nuk mund ta bëjë më”, u ka thënë Bartoli gazetarëve.

Ajo ka fituar grand slamin e vetëm në korrik, kur ka mposhtur gjermanen Sabine Lisicki në finale e Wimbledonit. Bartoli ka pësuar disa lëndime në këmbë.
XS
SM
MD
LG