Ndërlidhjet

Fidel Castro i befasuar që është gjallë


Fidel Castro
Fidel Castro
Ish-udhëheqësi i Kubës, Fidel Castro, ka thënë se ka vendosur të japë dorëheqje dhe të transferojë pushtetin te vëllai i tij, Raul, pasi është diagnostikuar me një sëmundje fatale në vitin 2006.

Në një artikull të botuar për të shënuar ditëlindjen e tij të 87-të, Fidel Castro ka thënë se nuk ka pritur të mbijetojë sëmundjen në stomak dhe të jetojë kaq gjatë, transmeton BBC.

“As që kam imagjinuar se jeta ime do të zgjasë për shtatë vjet të tjerë”, ka shkruar Fidel Castro.

Ai ka qenë në pushtet që prej Revolucionit Kubanez më 1959.

Artikulli i gjatë është botuar vetëm nga gazeta zyrtare Granma të mërkurën, një ditë pas ditëlindjes së tij.
XS
SM
MD
LG