Ndërlidhjet

Së paku 14 të vrarë nga sulmet në Irak


Bagdad, 15 gusht 2013.

Bagdad, 15 gusht 2013.

Së paku 14 persona kanë humbur jetën nga sulmet me bomba në Bagdad.

Tre makina bombë dhe një bombë në anë të rrugës kanë shpërthyer të enjten në tri zona të ndryshme të kryeqytetit irakian.

Dy nga shpërthimet kanë pasur në shënjestër lagjet shiite, ndërsa tjetri një zonë të përzier.

Sulmet ndodhin një ditë pasi kryeministri Nuri al-Maliki është zotuar se forcat irakiane të sigurisë do të vazhdojnë të godasin militantët, në përpjekje për të ndaluar sulmet vdekjeprurëse që kanë torturuar vendin.

Mbi 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet e këtij viti në Irak.
XS
SM
MD
LG