Ndërlidhjet

logo-print

Qëllohet i dyshuari në rastin Politkovskaya


Dzhabrail Makhmudov në mes.

Dzhabrail Makhmudov në mes.

Një i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetares ruse, Anna Politkovskaya, është qëlluar nga një sulmues i panjohur në Moskë.

Murad Musayev, avokat i Dzhabrail Makhmudov, ka thënë se klienti i tij i është nënshtruar operacionit në këmbë dhe se gjendja e tij është e kënaqshme.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia e Moskës ka konfirmuar deklaratën e Musayevit.

Gjykimi i Makhmudov dhe katër personave të tjerë të akuzuar për vrasjen e Politkovskayas pritet të rinisë të enjten.

Pesë të dyshuarit, katër nga rajoni i Çeçenisë dhe një ish-oficer i policisë, janë vetëdeklaruar të pafajshëm muajin e kaluar.

Anna Politkovskaya ka punuar për gazetën "Novaya Gazeta" dhe ka raportuar për mizoritë e kryera në Çeçeni nga grupe të armatosura, pro-Kremlinit.

Ajo është vrarë më 2006 në hyrje të apartamentit të saj në Moskë.
XS
SM
MD
LG