Ndërlidhjet

Merkel nis fushatën për rizgjedhje


Kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkivi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel - foto arkivi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka nisur fushatën për rizgjedhje, duke lënë të kuptohet se ajo është personi i sigurt për drejtimin e ekonomisë.

Merkel u është drejtuar rreth 1,000 njerëzve në qytetin mesjetar, Seligenstadt, pranë Frankfurtit.

“Ne kemi parë në Evropë se çfarë ndodh kur borxhet janë të larta. Rritje në para të huazuara - kjo është e pamundur”, ka thënë Merkel, duke vënë theksin mbi disiplinën fiskale, e cila ka nxitur zemërim ndaj saj në shumë vende të Evropës Jugore.

Konservatorët e saj kristianë-demokratë dhe aleatët bavarianë kanë kryesim të madh në sondazhet e opinionit.

Zgjedhjet do të mbahen më 22 shtator.
XS
SM
MD
LG