Ndërlidhjet

Turqia kërkon takim të OKB-së për Egjiptin


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit thotë se numri i të vrarëve në përleshjet e së mërkurës është rritur në 421.

Dhuna ka shpërthyer pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve në Kajro, të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.

Aksioni kundër protestuesve ka shkaktuar përleshje në gjithë Egjiptin, ku edhe janë plagosur mbi 3,500 njerëz.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar sot takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Egjipt.

Erdogan ka thënë se “ata që qëndrojnë të qetë ndaj kësaj masakre, janë po aq fajtorë sa ata që e kanë kryer”.

Qeveria me rrënjë islamike e Erdoganit është kritike e hapur e ndërhyrjes ushtarake në Egjipt.

Ushtria ka rrëzuar në fillim të korrikut presidentin islamik të Egjiptit, Muhammaed Morsi, për shkak të pakënaqësive të popullsisë me politikat e tij.
XS
SM
MD
LG