Ndërlidhjet

logo-print

Kapen rreth 1,800 imigrantë të paligjshëm në Rusi


Rusi - foto arkivi

Rusi - foto arkivi

Policia ruse ka arrestuar rreth 1,800 imigrantë të paligjshëm, punëtorë në qytetin Odintsovo.

Zyrtarë të Departamentit për Çështje të Brendshme u kanë thënë gazetarëve se 240 individë të arrestuar akuzohen për shkelje të ligjit të migracionit, ndërsa 68 të tjerë për falsifikim të dokumenteve dhe organizim të imigracionit.

Autoritetet ruse kanë intensifikuar përpjekjet kundër imigrantëve të paligjshëm, pas rrahjes brutale të një polici në një treg të Moskës, muajin e kaluar.

Mijëra imigrantë të paligjshëm, shumica nga Azia Qendrore, janë arrestuar qysh në muajin korrik.

Që atëherë, rreth 600 prej tyre, përfshirë edhe fëmijë, janë mbajtur në një kamp në Moskë.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë kërkuar mbylljen e këtij kampi, duke thënë se kushtet në të janë çnjerëzore.
XS
SM
MD
LG