Ndërlidhjet

Mbi 500 të vrarë nga dhuna në Egjipt


Kajro, 15 gusht 2013.
Kajro, 15 gusht 2013.
Autoritetet e Egjiptit thonë se 525 njerëz kanë humbur jetën të mërkurën, kur forcat e sigurisë kanë sulmuar kapmet e protestuesve islamikë në Kajro.

Shumica e viktimave janë shënuar në kryeqytet, ndonëse dhunë ka pasur në gjithë vendin.

Numri përfundimtar besohet të jetë më i lartë pasi dhjetëra trupa të pajetë nuk janë regjistruar, raporton BBC.

Mbështetësit e presidentit të përmbysur, Mohammed Morsi, thonë se bëhet fjalë për më shumë se dy mijë të vrarë.

E mërkura ka qenë dita më e përgjakshme në Egjipt që nga revolucioni i vitit 2011, i cili ka çuar në rënien e sunduesit shumëvjeçar, Hosni Mubarak.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar sot takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Egjipt.

Erdogan ka thënë se “ata që qëndrojnë të qetë ndaj kësaj masakre, janë po aq fajtorë sa ata që e kanë kryer”.

Qeveria me rrënjë islamike e Erdoganit është kritike e hapur e ndërhyrjes ushtarake në Egjipt.
XS
SM
MD
LG