Ndërlidhjet

Sui Kyi, muajin e ardhshëm, në Evropë


Aung San Suu Kyi

Aung San Suu Kyi

Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi, do të vizitojë Evropën muajin e ardhshëm.

Forumi 2000 ka njoftuar se Suu Kyi do të qëndrojë në Republikën Çeke, Poloni dhe Hungari.

Turneu i saj i dytë evropian që nga viti 1988 nis më 15 shtator, me ndalesën e parë në Pragë.

Në kryeqytetin çek ajo do të ndjekë një konferencë të Forumit 2000, fondacion i bashkëthemeluar nga presidenti i ndjerë i Çekisë, Vaclav Havel.

Ai ka nominuar Suu Kyinë për Çmimin Nobel për Paqe, të cilin e ka fituar më 1991.

Për 24 vjet, udhëheqësja e opozitës ka qenë të shumtën e kohës nën arrest shtëpiak.
Regjimi ushtarak i Birmanisë ka përfunduar më 2011.
XS
SM
MD
LG