Ndërlidhjet

Pillay: Të hetohet dhuna në Egjipt


Komisionerja e Lartë pë të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Navi Pillay
Komisionerja e Lartë pë të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Navi Pillay
Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay ju ka bërë thirrje të gjitha palëve në Egjipt që “të tërhiqen prej humnerës”, një ditë pasi qindra persona e humbën jetën kur forcat e sigurisë i hoqën dy kampe protestuesish islamik në Kajro.

Pillay e cila më parë ka punuar si gjyqtare për krime lufte e OKB-së, ka thënë se numri i madh i viktimave tregon për “përdorim të forcës së madhe, apo ndoshta ekstreme kundër demonstruesve”.

“Duhet të ketë një hetim të pavarur, efektiv dhe të besueshëm të forcës së përdorur nga forcat e armatosura. Të gjithë ata që kanë vepruar keq duhet që të mbahen përgjegjës”, ka thënë ajo përmes një deklarate që e ka publikuar zyra e saj në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG