Ndërlidhjet

Iranianët e bllokojnë një anije indiane


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Garda revulucionare e Iranit raportohet se e ka konfiskuar një tanker nafte të Indisë që barte naftë irakiane.

“The Times of India” raporton të enjtën se një anije e marinës iraniane e ka ndaluar tankerin në ujëra ndërkombëtare dhe e ka “detyruar” për të shkuar deri të porti iranian i Bandar Abbas, pasidtën e së mërkurës.

Autoritetet iraniane kanë thënë se anijes indiane ka qenë duke i rrjedhur naftë dhe ka ndotur ujërat territoriale në Gjirin Persik.

India e ka reduktuar sasinë e naftës që e importon prej Iranit pasi SHBA-të kanë kërkuar nga Nju Dehli që të ndalojë blerjen e naftës iraniane.

OKB dhe fuqitë perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Iranit për shkak të programit bërthamor të tij dhe dyshimeve që ky program mund të përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG