Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm e trondit Beirutin


Fotografi arkivi e një prej shpërthimeve të mëparshme në Beirut
Fotografi arkivi e një prej shpërthimeve të mëparshme në Beirut
Një shpërthim i fuqishëm e ka tronditur zonën periferike jugore të Beirutit, një nga zonat që mbahet në kontroll nga lëvizja Shiite e Hizballahut.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se së paku tre persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë lënduar në shpërthimin që ka ndodhur të enjtën.

Pamjet televizive kanë shfaqur disa ndërtesa të dëmtuara dhe vetura që ju ka dal flaka.

Shpërthimi ndodhi një muaj pasi një tjetër shpërthim me bombë kishte lënduar më shumë se 50 persona në të njejtën zonë.

Tensionet janë shumë të larta në Liban pas intervenimit të Hizballahut në përkrahje të presidentit sirian, Bashar al Asad në konfliktin dy vjeçar në Sirinë fqinje.
XS
SM
MD
LG