Ndërlidhjet

Atletja ruse kundër homoseksualve


Jelena Isinbajeva gjatë garave botërore që po mbahen në Moskë

Jelena Isinbajeva gjatë garave botërore që po mbahen në Moskë

Kampionia ruse në hedhje me shtizë, Jelena Isinbayeva ka thënë se ajo përkrah ligjet kundër homoseksualve të shtetit të saj.

Isinbajeva ka thënë në Moskë të enjtën se “nëse ne lejojmë (homoseksualët) që të promovohen dhe të bëjnë këtë gjë në rrugë, ne (duhet të jemi) shumë të frikësuar për kombin tonë sepse ne konsiderojmë vetën normal, njerëz standard”.

Atletja ruse, e cila ka fituar titullin e tretë botëror të saj të enjtën, gjithashtu ka kritikuar garueset nga Suedia në të njejtën kategori që kanë lyer thonjtë e gishtërinjëve të tyre me ngjyra ylberi në përkrahje të homoseksualve para aprovimit të ligjeve të reja ruse kundër homoseksualve.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin në qershor duke ndaluar “propagandën e marrëdhënieve seksuale jo tradicionale në mesin e të miturve”, duke nxitur kështu reagim nndërkombëtar sidomos nga aktivistët për të drejtat e njeriut të cilët thonë se ligji diskriminon individët për shkak të orientimit të tyre seksual.
XS
SM
MD
LG