Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli e ekstradon në Bosnjë qytetarin e saj me origjinë serbe për gjenocid


Aleksandar Cvetkovic, serb i Bosnjës i akuzuar për përfshirje në masakren e Srebrenices në vitin 1995 gjatë paraqitjes në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, 01 Gusht 2011

Aleksandar Cvetkovic, serb i Bosnjës i akuzuar për përfshirje në masakren e Srebrenices në vitin 1995 gjatë paraqitjes në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, 01 Gusht 2011

Izraeli e ka ekstraduar në Bosnje e Hercegocinë një qytetar izraelit me origjinë serbe për tu përballur me akuza për gjenocid rreth dyshimeve se ka qenë i përfshirë në masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë.

Ministria e Drejtësisë ka thënë të enjtën se ekstradimi i Aleksandar Cvetkoviq është “rasti i parë i Izraelit në një rast gjenocidi”.

Prokurorët thonë se Cvetkoviq ka qenë pjesë e një skuadre pushkatimi e përbërë prej tetë vetash të cilët morrën pjesë në vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në atë që konsiderohet si një prej krimeve më të rënda në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Cvetkoviqi i lindur në Bosnje kishte emigruar në Izrael me bashkëshortën e tij izraelite dhe fëmijët në vitin 2006 ku e kishte marrë edhe nënshtetësinë e këtij shteti.

Ai është arrestuar në janar të vitit 2011 në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai i ka hedhur poshtë duke thënë se ai thjeshtë ka shërbyer si shofer ushtarak kur Srebrenica ka rënë në duart e forcave serbe gjatë luftës së Bosnjes e cila filloi në vitin 1992 dhe përfundoj në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG