Ndërlidhjet

Numri i viktimave në Beirut arrin në 18 të vrarë


Një veturë e shkatërruar shihet në zonën ku ndodhi shpërthimi në pjesën periferike jugore të Beirutit, 15 gusht 2013.
Një veturë e shkatërruar shihet në zonën ku ndodhi shpërthimi në pjesën periferike jugore të Beirutit, 15 gusht 2013.
Hizballahu ka thënë se së paku 18 persona janë vrarë dhe jo pak të tjerë janë lënduar kur një veturë-bombë ka shpërthyer në një nga zonat e kontrolluara nga grupi militant shiit në kryeqytetin e Libanit, Beirut.

Përgjegjësinë për shpërthimin e të enjtës në pjesën jugore të Beirutit e ka marrë një grup militant shiit duke rritur kështu shqetësimin se lufta civile e vendit fqinj, Sirisë në masë të madhe është duke u bartur në Liban.

Më shumë se 50 persona janë lënduar në një shpërthim në një zonë të afërt të Beirutit në muajin korrik.

Grupet që përkrahin rebelët sunit të Sirisë janë kërcënuar se do sulmojnë zonat e Hizballahut në Liban pasi forcat e Hizballahut kanë intervenuar në Siri duke luftuar në anën e forcave qeveritare në fillim të këtij viti.

Hizballahu dhe përkrahësi i saj, Irani janë aleat të presidentit sirian, Bashar al Assad, sekti alaëait i të cilit është një degë e Islamit shiit.
XS
SM
MD
LG