Ndërlidhjet

Salehi kthehet si shef i programit bërthamor të Iranit


Fotografi arkivi e Ali Akbar Salehit

Fotografi arkivi e Ali Akbar Salehit

Presidenti Hassan Rohani e ka emëruar Ali Akbar Salehi si shefin e ri bërthamor të Iranit.

Salehi ka përvojë të madhe në programin bërthamor të Iranit, pasi më parë ka shërbyer si udhëheqës i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit por ka qenë edhe i derguari i Teheranit në Agjencinë e OKB-së për Energji Bërthamore.

Salehi i cili ka shërbyer si ministër i jashtëm gjatë kohës kur Mahmud Ahmedinexhad ka qenë president konsiderohet si ekspert bërthamor por edhe politikan i moderuar.

Ndërkohë, parlamenti iranian i dominuar nga konservatorët i ka aprovuar 15 propozime për pjesëtarë të kabinetit të propozuar nga Rohani, ndërsa i kanë refuzuar tre propozime, atë për ministër të arsimit; shkencës, kërkimit, teknologjisë dhe të propozuarin për ministër të sportit.

Dy prej të nominuarve janë akuzuar se kanë lidhje me opozitën, derisa i treti nuk është pranuar sepse është thënë se nuk ka përvojë.

Rohani është zgjedhur në qershor ndërsa punën si president e ka nisur më 4 gusht.
XS
SM
MD
LG