Ndërlidhjet

Termet në Zelandë të Re


Fotografi arkivi e shkatërrimeve të shkaktuara nga termeti i shkurtit të vitit 2011 në Zelandë të Re

Fotografi arkivi e shkatërrimeve të shkaktuara nga termeti i shkurtit të vitit 2011 në Zelandë të Re

Një tërmet që sipas vlerësimeve të para ka qenë i magnitudës 6.8 e ka goditur pjesën jugore të kryeqytetit të Zelandës së Re, Wellington, të premtën.

Dridhjet e tokës kanë nxjerrë në rrugë, në panikë punonjësit dhe banorët vetëm pak javë pas një tjetër termeti të vogël që e goditi qytetin.

Termeti, që ka goditur majën veriore të Ishullit Jugor të Zelandës së Re, ka qenë i thellësisë prej 10 kilometrave.

Derisa zjarrëfikësit kanë thënë se është ende herët që të vlerësohet dëmi, ka pasur raporte për dëme sipërfaqësore të ndërtesave.

Tërmeti nuk ka nxitur paralajmërim për një cunami.

Shërbimet e trenit dhe ato të transportit ajror janë suspenduar derisa zyrtarët i kanë kontrolluar binarët dhe pistat nëse janë dëmtuar.

Tërmetet janë të zakonshme në Zelandë të Re, dy ishujt e të cilës shtrihen përgjatë kufirit të pllakave tektonike të Paqësorit të Australisë.
XS
SM
MD
LG