Ndërlidhjet

logo-print

Washington Post publikon dokumente sekrete të NSA


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një raport i ri thotë se Agjencia për Siguri Kombëtare (NSA) ka shkelur rregullat për privatësi të SHBA-ve apo ka vepruar përtej autoritetit të saj ligjor më mijëra herë që prej se i janë dhënë të drejta të reja në vitin 2008.

“The Washington Post” shkruan se raporti i saj mbështetet në dokumente sekrete dhe një auditim të brendshëm të NSA që e ka marrë prej Edward Snowden, ish kontraktori i kësaj agjencie që është akuzuar për spiunim nga autoritetet amerikane.

Snowdenit i është dhënë azil në Rusi gjatë këtij muaji.

Gazeta amerikane shkruan se shumica e shkeljeve që janë bërë nga NSA përfshijnë vëzhgim të pa-autorizuar të amerikanëve apo caqeve të inteligjencës së huaj në SHBA.

Një dokument potencon se stafi i NSA është udhëzuar që të ndryshojë raportet që i janë dërguar Departamentit të Drejtësisë dhe zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
XS
SM
MD
LG