Ndërlidhjet

Katërshja e madhe vazhdon garën në "Western and Southern Open"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Novak Gjokoviq, Andy Murray, Rafa Nadal dhe Roger Federer e kanë kaluar raundin e tretë në “Western and Southern Open” të enjtën në Cincinnati të SHBA-ve.

Serbi Gjokoviq e ka mundur, David Goffin me rezultat 6 – 2 dhe 6 – 0 në sete për vetëm 50 minuta lojë.

Probleme më të mëdha për të kaluar këtë raund ka pasur Federer i cili me mund ka arritur të fitojë ndaj gjermanit, Tommy Haas në një ndeshje që ka zgjatur për një orë e 50 minuta.

Katërshes së madhe siç quhen këta sportistë në turneun e Asociacionit të Profesionistëve të Tenisit, ATP, ju është bashkuar në çerekfinale edhe kampioni i US Open në vitin 2009, Juan Martin Del Potro nga Argjentina.
XS
SM
MD
LG