Ndërlidhjet

Gjinden trupat e dy marinarëve indian


Pamjet nga incidenti i së martës me nëndetësen indiane në portin e Mumbait
Pamjet nga incidenti i së martës me nëndetësen indiane në portin e Mumbait
Marina e Indisë ka arritur të gjejë dy trupa prej 18 marinarëve që ishin brenda një nëndetëse e ndërtuar nga rusët që eksplodoi dhe u fundos në portin e Mumbait.

Besohet se të gjithë marinarët që ishin në bordin e “INS Sinhurakshak” kanë vdekur gjatë incidentit të së martës që është përshkruar si humbja më e madhe në marinën indiane në katër dekada.

Nëndetsja ka qenë e armatosur me raketa dhe torpedo, ndërsa hetimet janë duke vlerësuar nëse disanga armatimet e nëndetëses janë detonuar.

Nëndetësja 16 vjeçare së fundi është kthyer në Indi pasi disa prej sistemeve të saj janë përmirësuar nga ekspertët rusë.
XS
SM
MD
LG