Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet këngëtari, fitues i Grammy, Miguel


 (Ilustrim)

(Ilustrim)

Këngëtari i zhanrit R&B, Miguel është arrestuar në Los Angeles me dyshimin për vozitje në gjendje të dehur, raporton agjencia amerikane e lajmeve, AP.

Zëdhënësja e Patrolluës së Autoudhës së Kalifornisë, ka thënë se 27 vjeçari është nxjerrë nga vetura e tij, BMW X6 pak pas orës 2 të mëngjesit të enjtën për vozitje të shpejtë.

Ajo ka thënë se njësitet patrulluese kanë zbatuar edhe një testim për sasinë e alkoolit dhe rezultatet kanë treguar se niveli i alkoolit në gjakun e tij ka qenë 0.10 përqind.

Niveli i lejuar në këtë shtet është 0.08 përqind.

Miguel, në fillim të këtij viti e ka fituar çmimin Grammy për këngën e tij,”Adorn”.

Ai gjithashtu e ka një duet me këngëtaren e njohur botërore, Mariah Carey në këngën, “Beautiful”.

Emri i vërtetë i këngëtarit është, Miguel Jontel Pimentel.
XS
SM
MD
LG